Çatagay Ulusoy u kthye menjëherë në një sensacion, e sidomos mes vajzave të cilat e kanë pëlqyer aktorin si për pamjen e tij po ashtu dhe talentin në aktrim.
E megjithatë duhet të themi se kemi një lajm disi të keq për të gjitha ju, sepse aktorja që punon krah tij në serialin “I infiltruari”, e njohur si Sama duket se i ka rrëmbyer zemrën aktorit.
Mediat turke kanë bërë të ditur se dy aktorët janë në një lidhje dashurie, por edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje të shumta, çifti është shumë i dashuruar.
Verën që lamë pas, Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarisin janë fotografuar shumë herë nga paparacët në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa tani preferojnë ta jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së mediave.