Të lyesh flokët është një investim në kohë dhe në para, kështu që duhet të siguroheni që të tregoni kujdesin e duhur për flokët tuaj. Këto janë 4 gjërat që duhet të shmangni:
Gabimi #1: T’i lani flokët me shampon e gabuar.
Nëse nuk jeni duke përdorur një shampo dhe balsam të krijuar posaçërisht për flokë të lyer, mos ia tregoni askujt dhe rregulloni menjëherë problemin. Kërkoni produkte pa sulfat, pasi ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës deri në katër javë.
Gabimi #2: I lani shumë shpesh flokët.
Sa më shumë që t’i lani flokët, aq më shpejt ikën ngjyra. Në vend të larjes së përditshme, lajini çdo 2 ose 3 ditë në javë.
Gabimi #3: I lani flokët në fund të dushit.
Llogarisni kohën që i duhet balsamit që të funksionojë. Është më mirë t’i lani flokët kur sapo hyni në dush, pasi kutikulat janë ende të mbyllura. Më pas vendosni balsamin, duke e lënë sa më gjatë që të mundni. Flokët e shëndetshme e ruajnë ngjyrën më mirë se flokët e dëmtuar.
Gabimi #4: I lani flokët me ujë të nxehtë.
T’i lash flokët me ujë të nxehtë çdo ditë nuk është e shëndetshme, por nëse gjeni të mesmen e artë atëherë nuk do të krijoni as avull të tepërt. Produkte të reja janë të krijuar për të mbrojtur fuqinë e kutikulave në temperatura të larta dhe për të ofruar lagështinë e nevojshme. Përdorni maska hidratuese, vendosini pas shampos dhe para balsamit dhe lërini për 5 minuta.