INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, kini KUJDES! Këto 7 veshje janë TË RREZIKSHME nëse i vishni çdo ditë

Goca, kini KUJDES! Këto 7 veshje janë TË RREZIKSHME nëse i vishni çdo ditë

Publikuar më: 10:21 18-04-2019

Nëse fiksoheni shumë pas tendencave të modës, shëndeti juaj mund të jetë në rrezik. Ka disa veshje që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Kini kujdes dhe mos i vishni gjithmonë:

Pantallonat e ngushtë

Xhinset janë zgjidhja në çdo situatë. Vajzat preferojnë xhinse të ngushta për të nxjerrë në pah asetet. Mirëpo, për fat të keq, këto xhinse pengojnë qarkullimin e gjakut gjë që ndikon në variçe dhe celulit. Lëkura nuk mund të “marrë frymë” lehtësisht.

Takat e larta

Kur një grua vesh taka të larta, ajo transformohet menjëherë: bëhet më femërore dhe më elegante. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që të vishni taka të larta çdo ditë. Kujdes: Veshja e shpeshtë e takave të larta, mund të shkaktojë hernie dhe dhe një shpinë të rrumbullakët.

Këpucët shumë të sheshta

Shumica prej nesh mendojnë se këpucët e sheshta mund të jenë plotësisht të padëmshme. Mirëpo, mjekët tregojnë se ato i bëjnë dëm shëndetit tuaj, sepse ngarkesa në këmbë është e pabarabartë. Në darkë ju mund të vuani nga dhimjet e këmbëve dhe mund të pësoni një deformim të gjunjëve dhe ijeve.

Reçipetat “push up”

Këto reçipeta janë jashtëzakonisht popullore. Sidoqoftë, edhe nëse gjinjtë tuaj duken më të rrumbullakët dhe janë në lartësinë e duhur, një pjesë e këtyre reçipetave i deformon gjinjtë dhe i bën ato më të varur nga kjo mënyrë artificiale. Reçipetat “push up” bllokojnë enët e gjakut dhe ky presion i vazhdueshëm në gjoks mund të çojë edhe në kancer.

Syzet e diellit

Syzet e diellit nuk janë vetëm një aksesor trendy, por edhe një domosdoshmëri absolute kur drita e diellit bëhet shumë e fortë. Sidoqoftë, nuk mund të vendosësh syze dielli në mbrëmje ose brenda një ambienti, kur nuk ka dritë të mjaftueshme. Kjo për vetë faktin se tendosja shtesë e syrit nxit zhvillimin e kataraktit senil, pra perdes.

Getat

Getat janë një pjesë e nevojshme në veshje për çdo grua. Ato e bëjnë pamjen tonë më të plotë dhe më elegante. Këmbët duken mjaft bukur kur veshim geta. Mirëpo, nëse i vishni shumë shpesh, ato nxisin infeksione të shumta vaginale si dhe pengesë e qarkulimit të gjakut.

Çantat e mëdha që mbahen në një dorë

Çanta e një gruaje është një “magazinë” ku mund të gjeni çdo produkt kozmetik, por edhe pajisje elekronike nëse jeni të interesuar. Çantat e mëdha janë vërtet të përshtatshme, pasi zënë shumë gjëra, por janë edhe të pasigurta për shëndetin, shkruan RevistaClass. Nëse e mbani një çantë të madhe në të njëjtin krah, tendosja në shpatull bëhet shumë e rëndë, gjë që mund të çojë në skoliozitet dhe osteokondrozë. Për shkak të mosbalancimit, mund të keni spazma të muskujve dhe bllokim të enëve të gjakut.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662