INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, kini KUJDES! Këto janë 4 GABIMET kryesore të tualetit që prishin të gjithë pamjen tuaj

Goca, kini KUJDES! Këto janë 4 GABIMET kryesore të tualetit që prishin të gjithë pamjen tuaj

Publikuar më: 19:49 28-12-2018

Pjesëmarrëset gra të këtij studimi ranë dakord se mënyra se si aplikohet tualeti rrit bukurinë e tyre dhe i bën ato të duken më të shëndetshme duke zvogëluar të gjitha mundësitë për të vënë në pah defektet e vogla që mund të kenë. Veprimet që duhet të evitoni janë këto:

Mos aplikoni kurrë fondatinën në lëkurë të thatë: Shumë gra bëjnë gabim kur aplikojnë fondatinën në lëkurë plotësisht të thatë. Hapi i parë është të vihet hidratuesi dhe herë pas herë fytyra të rifreskohet me hidratues në formë të lëngshme

Aplikimi i buzëkuqit mat në buzë të thata: Nëse buzët tuaja do të duken me viza dhe pas vendosjes së një buzëkuqi kjo do të thotë që ato kanë qenë shumë të pahidratuara dhe zgjedhja e një buzëkuqi mat është zgjidhja më e gabuar. Gjëja më e mirë që mund të bëni është shtimi i një zbutësi buzësh përpara se të vendosni buzët e kuq.

Mos ndërrimi i fondatinës kur rritesh në moshë: Ndërsa ju rriteni, shumë gjëra ndryshojnë - duke përfshirë elasticitetin e lëkurës tuaj. Kjo do të thotë se fondatina që keni përdorur kur ishit më i ri mund të nxjerrë në pah zona të fytyrës që kanë ndryshuar.

Mos përhapja e tualetit në pjesën e qafës: Shumë gra harrojnë që pjesa tjetër e lëkurës e dukshme është dhe qafa. Ky zakon i keq krijon një ndarje të shëmtuar dhe të dukshme, sipas living. Ndaj nëse jeni duke përdorur fondacion të lëngët ose pluhur, mos harroni të aplikoni disa prej tyre në pjesët e poshtme të fytyrës tuaj deri në mes të qafës tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873