INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, KUJDES! Deri tani i paskeni tharë flokët GABIM, mësoni mënyrat e duhura për të mos i dëmtuar

Goca, KUJDES! Deri tani i paskeni tharë flokët GABIM, mësoni mënyrat e duhura për të mos i dëmtuar

Publikuar më: 10:47 17-06-2019

Mund të jetë e vështirë për t’u besuar, por me shumë mundësi po i than gabim flokët. Mos u shqetëso, sepse nuk je vetëm. Më poshtë janë të gjitha gabimet që një pjesë e jona bën gjatë tharjes së flokëve. Shanset janë që gjithçka po shkon gabim me procesin e tharjes, por për fat të mirë, mund të kesh flokë të shëndetshëm dhe shkëlqyes nëse ndjek me kujdes këto këshilla.

1: Mos prit shumë për t’i tharë. E dimë që është shumë stresuese kjo pjesë, por këshilla numër një që vjen për flokët, është të mos presësh pasi ke dalë nga dushi për t’i tharë flokët. Pse është kaq e rëndësishme? Flokët dëmtohen më kollaj kur janë të lagur.

2: Investo në produktet e duhura (peshqiri). Nëse një pjesë e mirë e jona kanë peshqirë fare të zakonshëm, është shumë e rëndësishme që peshqirët të jenë me cilësi. Materiale 100 për qind pambuk dhe mjaft të butë, në mënyrë që të mos dëmtojnë fijet e flokëve. Peshqirët e fortë mund të shkaktojnë dëme serioze dhe mund të dëmtojnë majat.

3: Prit derisa flokët të jenë tharë mirë para se të përdorësh tharësen. Edhe kjo është shumë e rëndësishme. Nëse flokët nuk janë tharë sa duhet, nuk këshillohet të përdorësh tharësen, sipas revistaclass. Është një dëm i sigurt që po u bën flokëve, sepse temperatura e lartë dëmton më lehtë flokët e lagur.

4: Tharësen përdore për t’i stiluar flokët, jo për t’i tharë: Sapo flokët të jenë më së shumti të thatë nga përdorimi i një peshqiri të mirë ose edhe nga tharja natyrale, atëherë mund ta përdorësh tharësen për t’i stiluar.

Article Logic
Execution time: 0.0048110485076904