INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, mendohuni mirë! Këto janë sjelljet tuaja që i bëjnë meshkujt të largohen me vrap!

Goca, mendohuni mirë! Këto janë sjelljet tuaja që i bëjnë meshkujt të largohen me vrap!

Publikuar më: 14:56 07-05-2019

Kujdes si i trajtoni meshkujt, pa e kuptuar jeni duke i larguar nga vetja.

Nuk ju ecën me meshkujt? Çdo lidhje është mjaft e shkurtër dhe asnjë nuk ju merr seriozisht? Përpara se të fajësoni yjet apo fatin lidhur me këtë, hidhini njëherë sytë nga vetja. Shikoni nëse edhe ju vuani nga këto sjellje që i bëjnë meshkujt të ikin me vrap.

1-Përkushtoheni shumë shpejt në një lidhje.

Nëse nuk e keni kuptuar ende dihet që pjesa më e madhe e meshkujve kanë frikë ndaj përkushtimit në një lidhje. Prandaj kur nisni një lidhje merreni shtruar. Nuk keni pse nxiroheni ti ktheni gjërat në shumë serioze që në fillimet tuaja.

2-Vajza që ka gjithmonë ndihmë për çdo gjë.

Meshkujt i pëlqejnë femrat me vetëbesim dhe të afta për ti zgjidhur vetë gjërat e tyre. Nëse ju i kërkoni vazhdimisht ndihmë për çdo gjë dhe i dërgoni sms edhe për gjërat më të parëndësishme për ti tërhequr atij vëmendjen kjo do të rrisë ndjenjën e pasigurisë. Ju duhet ti jepni atij hapësirën e duhur dhe të bëni një jetë aktive shoqërore pa ndihmën e tij në çdo gjë.
 Vetëm në këtë mënyrë do të përcillni mesazhin e një femre të pavarur dhe me personalitet.

3-Mbretëresha e dramave.

Të gjithë meshkujt janë alergjik ndaj dramave, prandaj hiq dorë nga dëshira juaj për ti bërë gjërat sa më traumatike. Mos e teproni me reagimet tuaja dhe qëndroni sa më sportive dhe dashamirëse ndaj ndryshimeve dhe gjërave të reja.

4-Xhelozia e sëmurë dhe posesiviteti.

Nëse jeni kthyer në GPS e tij personal duke e kontrolluar çdo minutë, të jeni të sigurt që partneri do ja mbathë me të katra.

5-Natyra dhe sjelljet dominuese.

Asnjë mashkull nuk ka dëshirë që një femër ti tregojë se çfarë duhet të bëjë apo të dominohet nga një e tillë. Prandaj nëse ju pëlqen të silleni sikur ju jeni shefja, më mirë hiqni dorë sa jeni në kohë. Respekti dhe dashuria do të mbajë lidhjen tuaj dhe jo dominanca, frika apo urdhrat.

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916