Ekspertët zbulojnë se si ndikon në flokë larja para se të flini dhe cili është dallimi në raport me larjen në mëngjes. Kini parasysh disa këshilla nëse doni që flokët të duken të bukura dhe me volum.
Nëse i lani flokët para se të flini, keni vërejtur se në mëngjes duken më të yndyrshme. Ekspertët thonë se ato nuk janë të yndyrshme, por vetëm duken ashtu. Kur flini me flokët e lagura, ato shtypen në jastëk dhe rrafshohen më tepër se çdo ndodhte nëse do i thanit. Floku në mëngjes do të jetë pa volum dhe për pasojë duket i yndyrshëm, sipas shendeti.com Një arsye tjetër përse nuk është më mirë t’i lani flokët para se të flini është se qimet e njomura janë më të ndjeshme se të thatat, meqë gjatë natës do të fërkohen për jastëk dhe do të ngatërrohen, shansi është më i madh që të këputen.
Ja çfarë duhet të keni parasysh nëse vendosni gjithsesi t’i lani flokët para se të shtriheni:
– Përdorni shampo të butë
– I krihni flokët me kujdes pas larjes
-Përdorni solucion për t’i dhënë flokut volum.