INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca mos u bëni budallaçka! Nëse i dashuri yt bën këto 5 gjëra, largohuni menjeherë nga ai!

Goca mos u bëni budallaçka! Nëse i dashuri yt bën këto 5 gjëra, largohuni menjeherë nga ai!

Publikuar më: 22:32 15-05-2018

Njeriu perfekt nuk ekziston, por edhe sikur të ekzistonte ti ndoshta nuk do ta doje. Ne dashurohemi me njerëzit që janë një paketë virtytesh dhe defektesh, disa nga të cilat edhe i anashkalojmë për hir të dashurisë. Megjithatë kujdes me këto të pesta:

Ai bëhet i dhunshëm, edhe pse nuk të qëllon

Ti mund të mendosh që ky është një veprim i pandërgjegjshëm, por sinqerisht nuk është. Shumë gra që janë në marrëdhënie abuzive, kanë një forcë të mahnitshme, që zhdukej para inatit dhe dhunës së bashkëshortit. Nëse një djalë thyhen objekte, të prish shtëpinë, të shan ai është një shkatërrues marrëdhëniesh sepse edhe nëse nuk të godet, të tremb. Asnjë marrëdhënie nuk mund të ndërtohet mbi frikë dhe ti nuk e di asnjëherë si mund të degradohen veprimet e tij.

Ai tradhton

Shumë njerëz do thonë që kjo është një pikë e diskutueshme sepse shumë çifte që kanë pasur probleme besnikërie i kanë kaluar dhe kanë arritur të kenë një marrëdhënie më të mirë sesa para tradhtisë, por nuk është akti i tradhtisë shkatërrues. Është mungesa e respektit, besimi i humbur dhe rreziku për shëndetin.

Me gjithë këto rreziqe që shkaktohen për pak kënaqësi, tradhtia është komplet egoiste. A do të kalosh jetën me dikë që vë dëshirat e tij, para nevojave të tua, siç janë siguria dhe besimi? Më mirë jo.

Ai nuk të pranon dhe nuk të prezanton

Shumë gra kalojnë kohë në marrëdhënie të dyshimta me një djalë që nuk u jep statusin e së dashurës. Ja e vërteta: nëse del me një burrë prej gjashtë ose nëntë muajsh dhe ai nuk të ka bërë pjesë zyrtare të jetës, është koha për të ikur. Mos nxirr justifikime pse nuk po shkojnë gjërat në një nivel tjetër, vetëm sa do harxhosh kohë dhe koha jote vlen më shumë sesa kjo. Nuk duhet të pranosh të rrish me dikë për fare pak sepse nuk është mirë të rrish me një mashkull që sillet sikur të ka gjetur në plehra. Nëse ai e di që ti vlen, ai do të pranojë dhe prezantojë dhe do mbajë një fjalim pse nuk është akoma gati.

Vuan nga varësitë

I ka hak shumë vlerësime nderi një grua që i qëndron pranë partnerit në kohë të vështira, por kujdes nëse partneri yt po lufton me këta lloj demonësh. Varësitë mund të jenë nga më pak të dëmshmet, si cigarja te alkooli apo seksi. Dikush që vuan nga varësitë bën çdo gjë, pikërisht çdo gjë, për t’i realizuar edhe në kurriz të atyre që duan. Kështu që nëse nuk do të jesh e dyta pas vesit të tij, është koha “ta lësh duhanin”.

Ai të manipulon

Disa njerëz përpiqen të ndryshojnë kujtesën ose perceptimin tënd për ngjarjet, duke të bërë të ndihesh e çmendur, në interes të tyre. Por kur një manipulim i tillë është shkak për të prishur një marrëdhënie, pyet ti? Përgjigja është kur ai ndodh!

Një burrë që përdor taktika manipulative për të dalë e tija ose për të fituar në një diskutim do vazhdojë të luajë me mendjen tënde dhe të tregohet i pandershëm, sipas class. Kur i provon këto manipulime ndihesh si e çmendur dhe vetëvlerësimi bie në shesh. Nëse ke mundësinë që ta kuptosh që ai e ka pjesë të lojës, përfito dhe lëre menjëherë. Është gjëja më e mirë që mund të bësh.

I mbani mend? Nëse ai bën një nga këto pesë gjëra, mos u marto me të.

Article Logic
Execution time: 0.0019078254699707