Ai është një ndër këngëtarët më të pëlqyer për publikun shqiptar, i cili me zërin, muzikën, stilin e veçantë dhe paraqitjen e tij ka bërë për vete shumë vajza. Bëhet fjalë për Seven Saraçin i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndan foto e video të ndryshme me ndjekësit e tij.
Ai është shumë i preferuar nga femrat, por siç duket e paska ndarë mendjen se si e do të dashurën e tij dhe e do tamam “gocë për shtëpi”.
“Këto modelet e Instagramit janë mëse të vlerësuara, më nevojitet një qik e shpis që di të bëjë pite”, shkruan ai.