Çdo vajzë që ka flokë biond, e di që duhe t'i trajtojë ato me më shumë kujdes se çdo nuancë tjetër, natyrale qoftë apo e lyer. Sepse flokët biond janë delikatë dhe kërkojnë një dozë të shtuar të përkujdesit. Edhe nëse keni një ditë të ngarkuar me punë si të Katy Perryt apo Kylie Jenner, e rëndësishme është që ju të dukeni e ndritshme.Një rregull i rëndësishëm që duhet mbajtur parasysh: Duhet të përdorni produkte kozmetike që janë transparente ose që kanë zero gjurmë ngjyrash. "Ngjyruesit që përdoren për t'i dhënë produktit tonalitetin e përfunduar ndonjëherë i njollosin flokët tuaj biond, veçanërisht nëse produktet janë të ngjyrosura shumë intesivisht", thotë Jim Hammer, një kimist kozmetik.
Dhe për biondet kjo njollë do të jetë e dukshme, shumë më tepër se tek flokët e ërrët. Kjo do të thotë që vajrat që kanë ngjyra të lehta, të tilla si e verdhë apo bronz, mund të ngatërrohen keq me flokët tuaj.Në vend që t'i lani çdo ditë me shampo flokët tuaj, kalojeni këtë hap në dush dhe përdorni vetëm balsam që ka zink në përmbajtjen e tij. Ky element do iu ndihmojë në trajtimin e flokëve dhe do të zvogëlojë "shpëlarjen" e shpejtë të nuancës së flokëve tuaj, nëse ato janë bionde jo natyrale.