INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca vëmendje! Zbuloni çfarë tregojnë për ju këto zakone zyre (qoftë passwordi, qoftë dreka që hani, etj)

Goca vëmendje! Zbuloni çfarë tregojnë për ju këto zakone zyre (qoftë passwordi, qoftë dreka që hani, etj)

Publikuar më: 19:04 17-06-2018

Nga passwordi që ke zgjedhur deri tek shkarravitjet që bën gjatë mbledhjes: sjelljet apo shprehitë që ke në zyrë tregojnë shumë rreth personalitetit tënd. 

Lexo këtë hartë dhe do të zbulosh shumë të papritura.

08:30


Mbërrin në punë. Në tryezën tënde të punës gjenden:

Fotoja e të dashurit ose një kujtim nga udhëtimet e tua.

Di të mbash ekulibrin mes jetës publike dhe jetës private.

Minimumi i nevojshëm: fletë, stilolapsa, kapëse fletësh.
Organizimi është slogani yt: kërkon të kesh gjithçka në kontroll dhe jo vetëm në tryezën e punës. Jashtë zyrës kërkon të organizosh edhe emocionet.

Disa parfume, bileta të koncerteve të vjetra, një libër…
Je fleksible dhe e disponueshme gjithnjë e me të gjithë. Kufiri mes shtëpisë dhe punës për ty është inekzistent.

09:00


Për t’u lidhur me rrjetin në zyrë, passwordi yt është:
Një numër apo një datë e rëndësishme.
E pavarur. E lirë në mendime. Je konkurruese dhe nuk i tregon emocionet e tua.

Destinacioni yt i preferuar i pushimeve.
Je ëndërrimtare, të pëlqen të fantazosh shumë. Ke dëshirë të eksperimentosh dhe nëse s’je duke bërë diçka kreative, e ke të vështirë të përqëndrohesh.

Një fjalë e çuditshme.
Pak të njohin me të vërtetë. Je shumë solare dhe e ke të lehtë të bësh shoqëri. Ke një personalitet kompleks dhe është e vështirë të zbulosh se çfarë të shkon ndërmend.

13:00


Vjen pushimi i drekës dhe ti shkon: 
Në palestër.
Mirëqenia jote mendore është e lidhur me aktivitetin fizik. Por nëse trupi është fleksibël, nuk është e thënë që të jetë edhe personaliteti yt.

Drekë me kolegët.
Je besnike. Për ty është shumë e rëndësishme të ndihesh e dobishme. Je e lumtur mbi të gjitha kur je në një marrëdhënie fikse.

Një panine në qese.
Të pëlqen t’i gjesh zgjidhjet problemeve dhe urren të merresh me betejat e humbura. Nëse një lidhje nuk funksionon më, ti e mbyll menjëherë.

15:00


Gjatë një mbledhjeje të mërzitshme ti:

Shkarravit lule apo yje.
Je optimiste, alegre, kreative dhe solare…por e ke të vështirë ta kthesh gjithë këtë kreativitet në diçka të vlefshme.

Vizaton objekte të ndryshme gjeometrike.
Je racionale dhe para se të përballesh me një situatë, studion të gjitha aspektet për të krijuar një ide të përgjithshme. Kjo të bën të matur në marrëdhëniet e ndryshme…

Shkruan emrin tënd.
Shpesh shqyrton look-un e kolegeve të tua. I druhesh gjykimit të tjetrit. Shpesh pyet veten për pikat e tua të forta. Sa më të trasha të jenë shkronjat, aq më të thella janë dyshimet e tua.

16:00


Për të konsumuar diçka për mbasdite ti merr:
Një sandwich të gatshëm të paketuar
I jeton emocionet e momentit pa menduar gjatë për pasojat.

Konsumon frutat që ke sjellë nga shtëpia.
Besnike dhe e organizuar. Nuk tërhiqesh mbrapa kur të dalin para përgjegjësi të mëdha. I mendon rrjedhojat dhe avantazhet e zgjedhjeve.

Shikon përreth nëse dikush po kafshon diçka.
Optimiste dhe fataliste. Mendon se gjërat rregullohen vetë dhe nuk ka vend për shqetësime. Disa e vlerësojnë këtë fleksibilitet, për të tjerë quhet optimizëm.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777