INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, vini re! Këto janë GABIMET e zakonshme që bëni me veshjen dhe si t’i korrigjoni ato

Goca, vini re! Këto janë GABIMET e zakonshme që bëni me veshjen dhe si t’i korrigjoni ato

Publikuar më: 17:14 15-02-2019

Cilat janë gabimet e shpeshta që bëjnë femrat në veshje? Jo vetëm ti, por edhe shumë vajza të njohura të skenës bien në të tilla gabime që pengojnë të dukesh me stil…

Masa e gabuar

Je e sigurt që e di se cilat janë rrobat që të bëjnë e ato që nuk të bëjnë? Shumica e femrave nuk e dinë masën e tyre fikse dhe në shumë raste dështojnë me veshjet. Ose shumë të ngushta, ose shumë të gjera, këto rroba mund të shkatërrojnë pamjen tuaj.

Këshillë:Kur të vizitosh dyqanin e parë, kërko nga shitësja të të ndihmojë për të gjetur masën tënde fikse. Është mënyra më e thjeshtë për të mos rënë sërish në kurthin e masës.

Të mungon guximi

Shumë femra u qëndrojnë besnike veshjeve që mendojnë se u bëjnë e u shkojnë. Xhinset, bluzat, fustani i zi janë disa nga veshjet që zënë vend të përhershëm në gardërobë. Por, mos ka ardhur momenti për të provuar diçka ndryshe?

Këshillë: Shiko tendencat e fundit të modës dhe zgjidh cila nga ato të shkon më shumë. Më pas mundohu që ta përvetësosh këtë trend, pa dalë nga stili yt.

Takat e larta

Takat e larta janë shumë të bukura e seksi, por kur di të ecësh mbi to. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa një femër që mundohet të ekuilibrojë veten mbi takat e larta në përpjekje për të mos rënë.

Këshillë: Preferoni takat mesatare deri në 8 cm, të trasha. Është mirë që ecja jote kurdoherë të duket e sigurt dhe me stil.

Kushtoju vëmendje detajeve

Detajet bëjnë diferencën. Nëse preferon të vishesh me rroba njëngjyrëshe pa i kombinuar ato me aksesorët, atëherë stili yt do të jetë i zymtë.

Këshillë: Mos dil nga shtëpia pa i dhënë dritë veshjes sate me një aksesor të veçantë. Nuk e kemi fjalën për ekzagjerime, por për diçka që do e tregojë pamjen e kuruar.

Mungesa e vetëbesimit

Nuk ka kuptim të veshësh një fustan pas trupit, nëse nuk ndihesh mirë brenda tij.

Këshillë: Rregulli kryesor i pashkruar për stilin e femrës është të veshë gjithmonë veshje që i zgjedh vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0031979084014893