INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, vini re! Këto janë shenjat që tregojnë se shoku i ngushtë është i dashuruar me ju!

Goca, vini re! Këto janë shenjat që tregojnë se shoku i ngushtë është i dashuruar me ju!

Publikuar më: 19:22 23-08-2018

Miqtë janë njerëzit tanë më të dashur, pas familjes. 

Duke qenë kaq të afërt, shpesh mund të ndodh që të bini në dashuri me shokun e ngushtë, apo me shoqen. Nuk do jetë hera e parë që ndodh dhe besojmë as e fundit. Prandaj, ne do t’ju sjellim më poshtë disa shenja që tregon se shoku i ngushtë ka rënë në dashuri me ju.

Ju ndihmon…

Një shok gjithmonë do t'ju ndihmojë dhe për këtë mos kini dyshime. Por nëse shoku lë të dashurën, punën, ose miqtë për t’ju ndihmuar, atëherë ndenjat e tij shkojnë përtej miqësisë.

Ju bën dhuarata

Ai ka filluar t'ju bëjë dhurata pa asnjë arsye. Një person që ju do, dëshiron gjithmonë t'ju impresionojë dhe përpiqet t'ju blejë gjëra të shtrenjta, apo që i keni ëndërruar gjithmonë.

Bën pazar me ju

Nëse një djalë është i gatshëm për të bërë pazar me ju, gjatë gjithë ditës, atëherë ai dëshiron t’ju bëjë përshtypje me përkushtimin e tij. Por, kini parasysh: një shok, shok i vërtetë gjithmonë lodhet në raste të tilla.

Mban anën tuaj në bisedat e dashurisë

Miqtë janë gjithmonë të gatshëm t’ju mbështesin kur ju ka mërzitur ndonjë djalë, sipas class. Një shok i vërtetë është subjektiv, por një shok që të do, mban gjithmonë anën tënde në rast zënke apo debati.

Ju kushton shumë vëmendje

Ai kërkon të kalojë kohën vetëm me ju, nuk ka rëndësi se si dhe ku. Për të asgjë tjetër nuk ekziston.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777