Shpresojmë që i dashuri juaj të mos ketë ndonjë nga këto shenjat!
Jo të gjitha, por pjesa më e madhe e madhe e grave në një lidhje kanë qënë objekt i gënjeshtrave, tradhëtive, keqtrajtimeve ose të braktisura nga partneri i tyre. Ndërsa disa të tjera kanë luftuar, por në fund e kanë lënë lidhjen mbytëse, ose e kanë patur të vështirë t’i mbijetojnë furtunës. Astrologjia shpjegon se disa shenja e kanë të veshtirë të ecin në një lidhje për faj te problemeve që ata kanë me personalitetin e tyre. 3 shenjat të cilat kanë mëshiruar partnerët më të këqinj të botës janë kto:
Peshqit
Në një mënyrë ose tjetrën peshqit gjenden të bllokuar ne lidhje toksike me rezultate të tmerrshme. Ndërkohë që përpiqen të drejtojnë gishtin duke nxjerrë difekte tek partneri i tyre, me shumë vështirësi kanë kohë të shikojnë gabimet e tyre. Edhe pse prezantohen si më të ëmblit në një lidhjë, për shumë pak kohë arrijnë ta shkatërrojnë atë sepse nuk u pelqejnë gjërat konstante. Kanë zgjedhur të drejtojnë lidhjet e tyre sipas pritshmërive të tyre dhe kur ato nuk kanë rezultatet e duhura, fillojnë problemet. E mbysin në heshtje të gjithë dashurinë me posesivitetin e tyre, dhe përfundojnë duke e mbytur edhe partnerin vet.
Virgjëresha
Mund të shndërrohen në një Sherlock Holmes kur vërejnë se diçka nuk shkon, por urrejnë të duken sit ë pasigurtë, dhe për këtë arsye nuk gjejnë asnjëherë paqe në lidhjen e tyre romantike. Mund të të japin një përshtypje fallco për veten e tyre, domethënë një personalitet më tërheqës për gjithë jetën. E lënë femrën gjoja shumë të lirshme, ndërkohë që do përfundojë duke e kontrolluar atë dhe lidhjen e tyre. Për këtë arsye lidhjet e tyre nuk shkojnë asnjëherë mirë.
Demi
Janë të fokusuar dhe kanë vendosur disa prioritete në jetën e tyre, që si gjithmonë nuk lënë hapësire për një lidhje romantike. Meshkujt Dem shpresojnë që partnerja ti kuptojë dhe të respektojë hapësirat personale. Janë besnikë ndaj partnerëve, por emocionalisht nuk janë të gatshëm për shkak të interesit të ulët që kanë për emocionet e tyre, shkruan opinion.al. Meshkujt Dem mund t’ju bëjnë pjesë të jetës së tyre, por nuk mund t’ju dedikohen plotësisht dhe emocionalisht.