INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca, vuajtjet tuaja marrin fund! Ja çfarë është teknika e depilimit me sheqer dhe si përdoret! [VIDEO]

Goca, vuajtjet tuaja marrin fund! Ja çfarë është teknika e depilimit me sheqer dhe si përdoret! [VIDEO]

Publikuar më: 15:14 27-03-2019

Teknika shekullore e heqjes së qimeve është metodë e preferuar për adhuruesit e bukurisë natyrale. Në listën e gjatë të opsioneve depiluese – me dyll, me rroje, me laser etj.,ekziston edhe metoda me sheqer e cila zanafillën e ka në Azinë Jugore dhe Lindjen e Mesme.

Metoda e heqjes së qimeve me anë të xheli i bërë nga sheqeri, limoni dhe uji, edhe pse e krijuar nga shekuj më parë ajo ka popullaritet edhe tani sepse të gjithë po kërkojnë alternative sa më natyrale.

Metoda me sheqer funksionon njëlloj si depilimi me dyll në aspektin e aplikimit, por kjo përfundon me më pak dhimbje dhe rezultatet zgjasin më shumë. Sekreti pas kësaj fshihet sepse nuk përmban asnjë agjent kimik që e bën dyllin të ngjitet për lëkure, kështu ngjitet vetëm në qimet duke mos e prekur lëkurën.

Pasta e sheqerit është e përbërë nga vetëm tre përbërës të thjeshtë: sheqer, lëng limoni dhe ujë. Ajo është e famshme edhe në Shqipëri dhe për këtë mund të pyesni nënat tuaja, por deri më tani asnjë qendër estetike nuk e aplikon si metodë depilimi.

 

“Nuk ka asgjë inorganike në pastën e sheqerit, ajo ka shije të ngjashme me karamelet dhe është e ngrënshme”, shpjegoi estetistja Andrea Schëartzman për “Elle.com”.

Dallimi mes pastës së sheqerit dhe depilimit me dyllë është drejtimi në të cilin aplikohen:

Pasta e sheqerit i nxjerr qimet me rrënjë gjithnjë. Ajo aplikohet në anën e kundërt të drejtimit të qimes dhe duke përdorur gishtërinjtë tanë, me dorashka sigurisht- jemi në gjendje të heqim qimet që nga rrënjët.

Si vijon procesi hap pas hapi:

Hapi i parë: Sapo hyni në dhomë, estetistët ju japin mundësinë të fshiheni me letra të lagura, që të ndiheni të pastër për veten tuaj. Ata do të kthehen në dhomë kur të jeni gati dhe pak të ngrohtë në mënyrë që të mundet të ngjitet sheqeri në lëkurën tuaj, pasi gjithçka ka të bëjë me temperaturën e trupit.

Hapi i dytë: Përdoret një pastrues për pastrimin e zonës, pastaj pudër për të tharë zonën kështu që pasta të mos bëhet shumë ngjitëse në lëkurën e tuaj.

Hapi i tretë: Estetistja do të ketë një sërë dorashkash në dorën e saj me të cilat do të merret me punimin e masës së sheqerit dhe vendosjen e saj në lëkurën tuaj deri sa të zhduket çdo qime nga sipërfaqja.

Hapi i katërt: Pastrimi. Ajo që është pozitive në lidhje me sheqerin është se nuk ngjitet si dylli, pasi sheqeri është i tretshëm në ujë.

Metoda tradicionale: Si e përgatisnin pastën e sheqerit nënat tona!

Me sa dimë nga recetat sekrete të bukurisë së nënave apo gjysheve tona, porcionet e përbërësve (sheqer, ujë, limon) mund t’i ndryshoni sipas dëshirës dhe nevojës.

Në një tigan shtoni 2 lugë gjelle sheqer kaf, 1 gjysmë gote ujë të vakët 100 ml, lëng limoni sipas dëshirës. Këshillohet të përdorni lëng natyral duke shtrydhur gjysmë limoni.

Përzieni mirë përbërësit mirë me njëri-tjetrin derisa të lidhen dhe lërini të ziejnë për 5-6 minuta. Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në një enë qelqi. Kujdes, sheqeri nuk duhet të jetë shumë i nxehtë.

Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt. Në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë, sipas iconstyle. Por kujdes, qimja duhet të jetë e gjatë sa një kokërr orizi në mënyrë që shkulet lehtësisht, por jo më e gjatë pasi mund të këputet.

Pas depilimit, duhet të bëni një dush të ftohtë që të mbyllen poret dhe të mos keni problemin e rritjes së qimes nën lëkurë. Bëni një dush dhe vishni diçka të rehatshme dhe të gjerë në mënyrë që të mos pengoni rritjen e qimeve dhe drejtimin e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0025951862335205