INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gocat bëjnë ''hatanë'' për një burrë/ Elisa Spiropali i ngjan Kejdi Mehmetajt si ''mizë kali që bën bëz-bëz''

Gocat bëjnë ''hatanë'' për një burrë/ Elisa Spiropali i ngjan Kejdi Mehmetajt si ''mizë kali që bën bëz-bëz''

Publikuar më: 10:45 03-07-2019

Elisa Spiropali komentoi deklaratat e Metës mbi reformën në drejtësi dhe ironizoi Presidentin. Ajo shkroi se: "Baba Xhikja na la, po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!"
Po asaj ju përgjigj Kejdi Mehmetaj e LSI dhe lëshoi fyerje. Ajo quan Elisën “rrobë të përdorur” që sipas saj do ketë fundin e të gjitha rrobave të përdorura që hidhen në kazanin e plehrave. Po se lë me kaq e krahason dhe me mizën e kalit.

Ja statusi i plotë që të bën të qeshësh dhe të qash i Mehmetajt:
‘Zukatja e Elisës është bërë si ajo e mizës së kalit. Pasi del nga poshtë bishtit të kalit i duket vetja se është e mençur dhe triumfatore. Nga “Ramaforma” në drejtësi ajo është një ndër përfitueset e para, duke shpëtuar nga raportet e “Crown Agents” që u fshinë, nga nafta bruto që derdhej lumë në serbatorët e makinave të shqiptarëve dhe mushkritë e femijëve, deri tek dogana e Fierit që u bë më e madhe se ajo e Durrësit. Nga tenderat e ujësjellsave tek kondicionerët dhe kolitë e cigareve që zhdoganoheshin si rroba të përdorura. Fiks siç është edhe vetë, nje rrobë e përdorur! Miza e kalit vazhdon zukatjen. Sa të ketë PPP-në e zgjedhur me 69 vota ajo do “bëz bëz” e qetë.
Por fundin do e ketë si një rrobë shumë e përdorur e hedhur pa asnjë dhimbshuri në kazanet e plehrave, nga ku sot merr vëmendje zukatja e saj’.

 

Article Logic
Execution time: 0.003957986831665