Mbrëmjen e djeshme, Trejsi Sejdini ka marrë pjesë në paradën e Miss Universe në Tajlandë. Bukuroshja nga Elbasani përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion, ku marrin pjesë miss-e nga e gjithë bota.
Trejsi është shfaqur e veshur me një fustan kuq e zi, ndërsa ka dhuruar emocione tek të pranishmit e eventit.
"Godas ku e zi, përshëndes kuq e zi", ka shkruar ajo në përshkrimin e videos që ka publikuar në rrjetet sociale.