Gjashtë pjesëtarë të sigurimit mbetën të vrarë në një sulm terrorist që ndodhi në një pikë kontrolli në jugperëndim të Pakistanit.
Sipas medies zyrtare Radio Pakistan, terroristët kanë sulmuar pikën e kontrollit në zonën Ziarat të provincës Balochistan, duke vrarë gjashtë pjesëtarë të sigurimit.
Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurimit kanë mbyllur zonën duke kryer operacione kërkimi për të kapur të dyshuarit.
Në 29 janar, terroristët sulmuan forcat e sigurisë në zonën Loralai të provincës Balochistan, duke vrarë 10 persona, nëntë prej të cilëve ishin pjesëtarë të sigurisë dhe duke plagosur 21 të tjerë.
Katër terroristë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë.
Kujtojmë që provinca Balochistan është përfshirë nga dhuna për gjashtë dekada, pasi separatistët pohojnë se me forcë u inkorporua në shtetin e Pakistanit në fund të sundimit britanik në vitin 1947.