Një 33-vjeçar ka goditur infermierin e spitalit në Elbasan. Për këtë arsye ai është arrestuar nga policia.
Në pranga është vënë shtetasi B. Dashhana, banues në Elbasan.
Mësohet se Dhashhana ka qenë duke marrë mjekimin kur për motive të dobëta ka goditur infermierin A.N 33.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pêr veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.