INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Godet”, kaubosi Ndocaj: Politikanët janë Eskobarë…

“Godet”, kaubosi Ndocaj: Politikanët janë Eskobarë…

Publikuar më: 15:18 15-06-2016

Deputeti, Eduart Ndocaj, ka një mendim të vetin për politianët shqiptarë, duke thënë se ata nuk janë të tillë, por janë shndërruar në Eskobarë. Kaubojsi në një intervistë për Gazetën Shqiptare, shton se vendi ynë është pika kyçe në Evropë për drogë dhe kontrabandë e për këtë arsye politika shqiptare është dështim.
Kaubojsi ka dhe një opinion të vetin kur e pyesin si ka mundësi që për një kohë të shkurtër ka marrë kaq shumë vëmendje mediatike. Ai ka dhënë këtë përgjigje: “Mendoj se kam qenë i ashpër me gjithë klasën politike, ndoshta kjo më bën mediatik. Nga ana tjetër jam përpjekur gjithmonë të jem vetvetja, i sinqertë me gazetarin, me qytetarin, me të gjithë. Ndoshta kjo më dallon nga politikanët e tjerë.”
Ndërsa kur e pyet për marrëdhëniet me kryeministrin Rama, kaubojsi thotë se me të ka patur marrëdhënie të këqija që kur është njohur e se ata të dy janë si dita me natën. Ai mendon se Rama është arrogant, i paedukatë, defekte që sipas Ndocaj një burrë s’duhet t’i ketë.
Ai mban mend se nga Rama, pasi hyri në parlament ka pasur vetëm dy ose tre telefonata të ashpra. Kaubojsi thekson se kryeministri e ka kërcënuar në telefon dhe është sjellë me arrogance, por ai shton se as vetë nuk e ka lënë pa përgjigje. “Pas kësaj, ai më ka thënë që po flet me një kryeministër, e i jam përgjigjur se po flas me një rrugaç.” - thotë kaubojsi.
Eduart Ndocaj edhe pse nuk ka menduar ende nëse do krijojë një parti të re, mendon se vendit i duhet  një frymë e re.
Kaubojsi ka folur dhe për bashkëshorten duke e konsideruar si gjysmën e jetës. Ai merr shkas dhe kujton e Kreun e Bashkisë së Peshkopisë kur thotë se nuk ka zgjedhur rrugën e Shukriut, por atë të Eduartit, pasi të jetë kudo me bashkëshorten për të është luks, ajo është krahu i tij i djathtë.
Eduarti ka folur dhe për fëmijët: “Unë kam tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajza e madhe është 15 vjeçe dhe po mbaron shkollën e artit në Milano. Vajza e dytë është shumë e apasionuar pas shkencave të politikës. Madje në vendin ku jetojmë ne, u bë edhe një garë për fëmijët si kryetarë bashkie dhe e fitoi vajza ime. Djali është një fëmijë i qetë, i pëlqen shumë të lexojë. Madje, edhe kur kërkon dhuratë, libra na kërkon. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira, i këshillojmë që të jenë fëmijë të mirë, të dëgjojnë gjithmonë prindërit si dhe të studiojnë. Unë kam ëndërruar një familje të madhe, kështu që, normal që do të bëj fëmijë të tjerë.”

Article Logic
Execution time: 0.0044422149658203