Motive banale, por kanë çuar në pranga një 25 vjeçar nga Shijaku. Altin Meta, 25 vjeç ka përfunduar në pranga, pasi një ditë më parë ka plagosur me armë të ftohta kushëririn e tij 41 vjeç. Policia ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes, ku mësohet se 25 vjeçari ka goditur me shkop në kokë kushëririn e tij 41 vjeç, i cili më herët kishtë kërcënuar me thikë vëllain e 25 vjeçarit Altin Meta. Policia informon se dhe 41 vjeçari po ndiqet pen alisht në gjendje të lrië.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
Altin Meta 25 vjeç, banues në Sallmone, Shijak.
Më datë 30.08.2016, në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugë, pranë urës së lumit Erzen, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shkop në kokë shtetasin A.M. 41 vjeç, banues në Sallmone.
Shtetasit e mësipërm janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Shtetasi A.M. ka kërcënuar me thikë vëllain e të arrestuarit, shtetasin B.M. 23 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, ndaj të cilit filloi edhe procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”.