INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Godet Nard Ndoka, Basha i duhet demokratëve

Godet Nard Ndoka, Basha i duhet demokratëve

Publikuar më: 14:40 27-06-2017

Nard Ndoka pas marrjes së mandatit të deputetit në një reagim në Facebook shprehet se opozita humbi një betejë që ishte e minuar, por ngritja dhe fitorja është e afërt dhe e sigurt.
Pavarësisht humbjes së thellë, Ndoka deklaron se Lulzim Basha i duhet opozitës “U duhet Demokratëve për të vazhduar luftën me të keqen, për të vendosur standarde kushtetuese për Kodin Zgjedhor, për Drejtësinë, për reformat dhe integrimin tonë evropian”.

Statusi i Nard Ndokës në FB:
Procesi përfundoi!
Falenderoj nga zemra të gjithë ata votues që besuan Opozitën e Bashkuar, Partinë Demokratike! Mirënjohje për të gjithë qytetarët e Qarkut Shkodër, që edhe kësaj radhe dolën fitimtarë përballë shtetit të agresuar, blerjes masive të votës, presioneve deri në dhunë fizike!
Demokratët, Demokristianët e gjithë të tjerët, njerëzit e thjeshtë që duan lirinë dhe dinjitetin e tyre, treguan se janë ata që vendosin me votë! Të ardhmen nuk e vendos paraja e pisët, krimi e droga, por vota e shenjtë e tyre!
Respekt për ata qindra komisionerë dhe numërues, që përballuan presionet politike dhe të grupeve kriminale, që nuk u joshën nga milionat e ofruara, por treguan dinjitet, përgjegjësi politike e morale, duke u bërë pjesë e shpresës se: ka burra dhe gra që i dalin Zot vetes dhe kauzës.
Mirënjohje për të gjithë Ju miqte e mi; që u bëtë pjesë e ekipit opozitar!
Tashmë është detyra dhe obligimi ynë për t'ju përfaqesuar në Kuvendin e Shqipërisë; ku kemi situatë problematike përpara!
Lideri i Opozitëz, Z.Basha, u përball me vështirësi dhe përgjegjesi të mëdha, si para procesit, ashtu edhe gjatë tij.
Unë mendoj dhe besoj, se mori vendimet më të mira për vendin dhe Opozitën; vendime të mëdha dhe të guximshme. Lulzim Basha i duhet Opozitës; u duhet Demokratëve për të vazhduar luftën me të keqen, për të vendosur standarde kushtetuese për Kodin Zgjedhor, për Drejtësinë, për reformat dhe integrimin tonë europian.
Edi Rama duhet të mendojë mirë, të respektojë marrëveshjen me opozitën, të lexojë qartë votën reale dhe atë të tjetërsuar! Për Lulzim Bashën tashti fillon loja e pastër! Fillon epoka e tij! Intrigat, kurthet, vështirësitë, tashmë morën fund!

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447