INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Godet' sërisht Majlinda me deklaratën e saj për Majk:

'Godet' sërisht Majlinda me deklaratën e saj për Majk: "Po bën djalin 'vegël' për të thënë të pavërteta…Si do i përgjigjesh për dramat në internet"? [FOTO]

Publikuar më: 11:47 05-12-2018

Debati mes reperit Majk dhe ish- partneres së tij me të cilën tashmë ka një djalë, bëri bujë të madhe në media.

‘Molla e sherrit’ ku bë një komentuese në një nga postimet e reperit të njohur, që u kthye në një debat publik duke marrë vëmendje të madhe. Gjithçka nisi pas kundërpërgjigjes që Majk i ktheu komentieses ‘Instagram’ e cila e akuzoi se nuk do djalin e tij. Pasi ai tregoi versionin e tij të historisë, sipas të cilit Majlinda nuk e lejon që ta takojë, e ëma e Roanit ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat e tij.

hgjghjgdh.png

 

Por gjërat nuk kanë ndaluar me kaq. Modelja e njohur ka dedikuar disa rreshta për të sqaruar gjithçka në lidhje me çështjen që po diskutohet.

 

ghjdghjjghjd.jpg

Ajo e ka akuzuar ish-partnerin e saj se po përdor famën për të mos arsyetuar veprimet e duhura. “Një person i cili e ul çdo femër pasi përfundon lidhjen tregon më së miri se çfarë ka në brendësi të tij. Nuk jam këtu për t’u bërë avokati askujt, por vetëm për të thënë publikisht që kam forcë, guxim dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës. Për mua Roani është bota ime, do të doja të ishte kështu edhe për babain e tij, sepse jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethanë shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam menduar që një baba biologjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jetën time çdo ditë, do e bënte ‘vegël’ për të thënë të pavërteta….

dfryhdghikf.JPG

 

… Ky ‘serial’ ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar dhe më vonë për të dytën herë për t’i vënë dilemë kësaj të vërtetë. U përgjigje para komentuesve, por si do i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet dhe të të pyesë për të gjitha dramat që do të mbesin dëshmi në internet? Njerëzinë dhe karrierën mbaji larg njëra tjetrës, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bën të jesh ky që je, e që tregon që brenda teje zgjohet një ndërgjegje jo e pastër duke e arsyetuar mes postimeve”,-shkruan ndër të tjera Majlinda.

 

fgbtfhyjukgjkrtga.jpg

 

 

fghjdfyutyjdtf.jpg

 

 

djhdtyj.jpg

hxfghdfg.JPG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877