Flakët kanë shkrumbuar një banesë 2 katëshe, duke lënë pas vetëm pasoja në dëme materiale. Sipas të dhënave të para të policisë, bëhet e ditur se banesë dy katëshe që është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Shkodrës. Godina ndodhej pranë poliklinikës ndërsa kati i parë i saj shërbente si lokal, ndërsa kati i dytë ka qenë i pabanuar. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërsa kjo e fundit po punon për zbardhje e shkaqeve të rënies së zjarrit.