Dhuna ndaj të miturve po ushtrohet dhe në institucionet e edukimit. Tre edukatore dhe përgjegjësja e një kopshti kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen se ushtronin dhunë ndaj fëmijëve.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën e Castelli Romani, pranë Romës, shkruan ‘Ansa’. Siç raportohet nga mediat italiane, arrestimi i personelit të këtij kopshti u bë pas provave të siguruara përmes përgjimeve ambientale apo dhe pamjeve filmike, ku shiheshin se ato godisnin në kokë dhe fyenin fëmijët.
Mësohet se 3 edukatoret dhe përgjegjësja e shkollës, po qëndrojnë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet vijojnë.