Një e mitur 12 vjeç në Angli është bërë preh e bullizmit. Jessica Scatterson nuk ka duruar dot presionin e moshatarëve dhe i ka dhënë fund jetës. Ajo është gjetur e varur në dhomën e saj me një litar.
The Sun shkruan se vogelushja kishte postuar një fotografi me fjalën ‘RIP’ në rrjetet sociale që do thotë ‘Prehu në Paqe’ dhe shokët e saj, të alarmuar njoftuan policinë.
Ajo u gjet sot në orët e para të mëngjesit në dhomë por ishte shumë vonë për ta shpëtuar. Sipas hetimit të policisë vajza ishtë viktimë e bullizmit në shkollë dhe për këtë arsye vuante nga depresioni. Nga mesazhet e saj në rrjetet sociale dukej se shumë djem por dhe vajza, e tallnin dhe e godisnin. Madje një ditë i hodhën ujë dhe ajo iku duke qarë nga shkolla.