INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditën arbitrat, tifozët e Këlcyrës në protestë

Goditën arbitrat, tifozët e Këlcyrës në protestë

Publikuar më: 14:56 11-12-2017

Ndeshja e djeshme midis Përmetit dhe Këlcyrës për kategorinë e dytë ka degjeneruar deri në dhunë fizike.
Lojtarët e Këlcyrës gjatë takimit kanë dhunuar gjyqtarin Alvi Paçon pasi në minutat e fundit i ka dhënë të drejtën e një penalltie Përmetit.
Pas ngjarjes policia ka arrestuar 3 lojtarët e Këlcyrës veprimi i cili ka zëmëruar tifozët të cilët kanë dalë në protestë.
Tifozët dhe lojtarët e Këlcyrës kanë bllokuar aksin Përmet-Këlcyrë dhe kërkojnë lirimin e lojtarëve, sipas tyre faji nuk është i lojtareve por i gjyqtarit pasi ky i fundit po manipulonte ndeshjen.
Në një deklaratë për mediat ata akuzojnë gjyqtarin Alvi Paçon se ka marrë ryshfet për t'i dhuruar fitoren Përmetit.
Pas kësaj ngjarje të shëmtuar ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit e cila e ka dënuar aktet e dhunës në fushë dhe ka lajmëruar se ndaj këtij veprimi do merren masa sipas Kodit të Drejtësisë Sportive.

Article Logic
Execution time: 0.0041577816009521