INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet banda e hajdutëve 14 vjeçarë

Goditet banda e hajdutëve 14 vjeçarë

Publikuar më: 13:45 02-08-2017

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Minoreni”, duke bërë të mundur goditjen e një grupi të rinjsh që vidhnin lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 9 vjedhje, ndërsa kanë proceduar katër shtetas, dy prej të cilëve janë vënë në pranga.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve,

Pas një pune hetimore për rreth 2 muaj, u proceduan penalisht katër shtetas, konkretisht:

• H.D. 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar; i dënuar më parë për vjedhje;

• A.A. 15 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar;

• E.Z. 14 vjeç banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë;

• E.Xh. 14 vjeç, banues në Durrës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, i proceduar më parë për vjedhje.

Ndalimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të mirë organizuar nga këto persona, të cilët duke përdorur si mënyrë hapjen e dyerve të duraluminit si dhe vetratave të xhamit me kaçavidë, vidhnin lekët e xhiros ditore që gjenin në sirtare, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

VJEDHJET

1. Më datë 25.05.2017, në lagjen nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.V. ku kanë marrë 90 000 lekë.

2. Më datë 02.06.2017, në lagjen nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç. ku kanë marrë TV dhe kompjutera lojërash Playstation.

3. Më datë 28.06.2017, në lagjen nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases K.C. ku ka marrë 5 000 lekë.

4. Më datë 16.07.2017, në lagjen nr.8, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit L.Z. ku kanë marrë 9 000 lekë.

5. Më datë 21.07.2017, në lagjen nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanet e shtetasve S.J. , N.K. dhe K.K. ku kanë 50 000 lekë dhe një aparat fotografik.

6. Më datë 29.07.2017, në lagjen nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S. ku kanë marrë disa paketa cigare.

7. Më datë 30.07.2017, në lagjen nr.3, Durrës dyshohet se kanë vjedhurme thyerje lokalin e shtetases S.Ç. ku kanë marrë 3 000 lekë.

8. Më datë 30.07.2017, në lagjen nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje farmacinë e shtetases T.S. ku kanë marrë 10 000 lekë.

9. Më datë 31.07.2017, në lagjen nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.E. ku kanë marrë 10 000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551