INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet banda e mashtruesve, midis tyre një 'prift'. Morën 13 milionë euro

Goditet banda e mashtruesve, midis tyre një 'prift'. Morën 13 milionë euro

Publikuar më: 09:45 27-09-2018

Karabinierët e Romës arrestuan gjashtë vetë të akuzuar për mashtrim të sipërmarrësve të pasur dhe profesionistëve për një total prej 13 milion euro. Kriminelët u premtuan viktimave përfitime të mëdha nga shitja e apartamenteve dhe veprave të artit ndërsa merrnin një paradhënie prej tyre, shpesh në vlerën e dhjetëra mijëra eurove. Pasi merrnin paratë  zhdukeshin pa lënë gjurmë. Një nga të dyshuarit pretendonte se ishte një monsinjor me njohje në zyrat e Vatikanit. Prifti i rremë, për të bërë sa më real mashtrimin, në disa raste ka dhënë edhe bekime për viktimat. Ndër mashtrimet e ndryshme nga të cilat banda është akuzuar ka edhe të ashtuquajturat "mashtrimet e parave të zeza", që konsiston në faktin se e bënin viktimën që të besonte se mund të merrte kartëmonedha nëpërmjet heqjes së njollës së fletëve të letrës me një tretës të posaçëm.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0042421817779541