INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet banda e shpërndarjes së heroinës, 11 të ndaluarit përshkruhen si mafiozë shqiptarë

Goditet banda e shpërndarjes së heroinës, 11 të ndaluarit përshkruhen si mafiozë shqiptarë

Publikuar më: 12:52 18-01-2018

Një operacion i gjerë që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey. Të arrestuarit përshkruhen si mafioz shqiptarë, por mjafton të lexosh emrat e tyre për të kuptuar se pjesa më e madhe e tyre janë nga Rajoni i Ballkanit. Banda e shpërndarjes së heroinës u shkatërrua të mërkurën e 16 janarit. ABC shkruan se “mafiozët me reputacion” kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey. Në këtë operacion morën pjesë agjentë të një task force të DEA-s, detektivë të NYPD (Departamenti i Policisë së New York City) dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme. Mësohet se banda shiste rreth 2 kilogramë, ose 30,000 tableta droge në javë që kapnin një vlerë të lartë të shitjes në rrugë, bëhet fjalë për rreth 200,000 mijë dollarë thanë burimet e zbatimit të ligjit.
Kjo është listë e atyre që akuzohen për komplot për shpërndarjen e heroinës dhe fentanit:
- Medin Kosic, i njohur si "Dino"
- Jasmin Cejovic, pseudonimi "Min"
- Paul Van Manen
- Mirsad Bogdanoviç, pseudonimi "Mike"
- Shaun Sullivan
- Theodore Banasky, i njohur si "Freddy," apo "Eduardo"
- Franc Anthoni
- Aleksandër Buçi
- Joseph Cucciniello, me pseudonimin"Cuch"
- Kenneth Charlton
- Jennifer Bogdanoviçi
Po ashtu mediat amerikanë bëjnë me dije se një operacion i ngjashëm është duke vijuar ende.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441