INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet banda e trafikimit të emigrantëve dhe armëve në Itali. Kishte lidhje me UÇK-në dhe xhihadistët

Goditet banda e trafikimit të emigrantëve dhe armëve në Itali. Kishte lidhje me UÇK-në dhe xhihadistët

Publikuar më: 08:21 02-07-2018

Një grup kriminal që merrej me trafik emigrantësh, armësh, diamantesh, ari dhe parash është shkatërruar nga policia italiane. 17 persona janë vënë në pranga në Palermo dhe sipas mediave italiane, organizata kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin paraushtarak shqiptar të UÇK, të lidhur me qarqet xhihadiste. Tgcom 24 shkruan se organizata synonte lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe trafikimin armëve luftarake. Personat e arrestuar kanë menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugën Ballkanike. Përmes Italisë dhjetëra persona, falë këtij grupi kriminal janë përpjekur që të shkojnë në Zvicër dhe në Europën Veriore. Struktura kriminale, e cila përbëhej nga personat e arrestuar në Palermo ishte aktive edhe në krahinat e Sondrit, Como, Pordenone dhe Siena, si dhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0019440650939941