INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet grupi që trafikonte klandestinë

Goditet grupi që trafikonte klandestinë

Publikuar më: 12:17 08-02-2017

Është shkatërruar një grup i strukturuar kriminal që trafikonin klandestinë. Policia e Shtetit jep detaje për operacionin e koduar “Tranzit” duke thënë se grupi kalonte sirianë dhe afganë nga kampet greke, në Shqipëri, Kosovë dhe më pas destinacioni përfundimtar ishte Gjermania dhe Austria.

Sipas policisë pjesëtarët e grupit kriminal në bashkëpunim me njëri tjetrin si dhe me shtetas grekë dhe shtetas nga vendet e origjinës, gjenin shtetas në kampet e pritjes së refugjatëve në Greqi dhe kundrejt shpërblimeve 1500- 2000 euro i fusnin ata në mënyrë ilegale në kufirin e gjelbër kryesisht në zonën e Korçës, duke i drejtuar më pas drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së.
Pjesëtarët e grupit kishin mjete të vogla me të cilët bënin transportin e personave. Pjesëtarët e tjerë të grupit të cilët ndodheshin në Kukës i prisnin dhe më pas i kalonin në mënyrë të paligjshme në zonën e Kosovës ku priteshinnga anëtarë të tjerë të grupit të cilët i përcillnin për në vëndet e BE-së.
Në pranga janë vënë 18 shtetas shqiptarë janë sekuestruar 16 mjete dhe janë ndaluar gjithsej 83 shtetas të huaj.

Ja raporti i plotë i policisë:

Më datë 20.09.2016 në Kukës janë arrestuar 3 persona të cilët i përkisnin grupit kriminal, janë sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 19 shtetas afganë.
• Më datë 22. 09 2016 në Kukës është arrestuar 1 person dhe 1 tjetër i shpallur në kërkim, 1 mjet 1 sekuestruar dhe janë ndaluar 22 shtetas sirianë
• Më datë 26.09.2016 në Pogradec, janë arrestuar 3 persona, janë sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 27 shtetas të huaj.
• Më datë 30.09.2016 në Kukës janë arrestuar 4 shtetas, sekuestruar 3 mjete dhe ndaluar 15 shtetas sirian
• Më datë 07.02.2017 në Korçë janë arrestuar 5 persona në Korçë, 1 në Tiranë dhe janë sekuestruar 5 mjete.

Personat e arrestuar së fundmi janë:

Erigenti Bezo vjeç 36,
Ilirjan Miza vjeç 48,
Julian Shaholli vjeç 38,
Genci Jazxhi vjeç 33 ,
Elton Kupe vjeç 34
dhe Fatmir Hajdaraj vjeç 30, banues në Korçë dhe Tiranë, i cili u arrestua dje.

Hetimet nisën në korrik 2016
Hetime kanë filluar në muajin Korrik 2016 për një grup të strukturuar kriminal të cilët organizonin futjen e paligjshme në territorin shqiptar të shtetasve nga Lindja e Mesme, kryesisht sirian dhe afgan dhe kalimin e tyre kundrejt përfitimit në vendet e BE, kryesisht Austri dhe Gjermani.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021259784698486