Disa persona janë vrarë dhe mbi 240 të tjerë janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm prej 6 shkallësh Rihter goditi perëndimin e Iranit. Tërmeti u pasua nga dy lwkundje sizmike të tjera të tokës, që janë vlerësuar si mbi 4 shkallë të Rihterit. Irani shpesh wshtw goditur nga tërmete të fuqishme, ku dhe nëntorin e vitit të kaluar, një tërmet prej 7,3 shkallësh goditi qytetet dhe fshatrat e provincës Kermanshah, duke vrarë të paktën 620 persona dhe plagosur mijëra të tjerë. Ndërkaq, më 2003, nga një tërmet 6,6 shkallësh mbetën të vdekur 26 mijë persona dhe u shkatërrua qyteti historik, Bam.