INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet mafia e 'Ndrangheta-s'. Shtatë arrestime, midis tyre edhe kriminologia e njohur

Goditet mafia e 'Ndrangheta-s'. Shtatë arrestime, midis tyre edhe kriminologia e njohur

Publikuar më: 13:51 02-08-2018

Ata janë të rrezikshëm, të aftë për infektimin e territorit në të cilin ata veprojnë dhe me lidhje aktive dhe operative nga Maroku deri në Amerikën e Jugut, përgjatë rrugëve të trafikut të drogës. Për dyzet e pesë personave të afërt apo klaneve Cacciola -Grasso di Rosarno që, me kërkesë të DDA (Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut) e udhëhequr nga prokurori Giovanni Bombardieri, këtë mëngjes u lëshuan urdhër-arreste. Ata janë konsideruar nga gjyqtarët në pozita të ndryshme, përgjegjës për krijimin e shoqatave mafioze, shoqata që synojnë trafikimin ndërkombëtar të drogës, tentim vrasje, zhvatje, dhe posedim të armëve, dëmtime dhe krime të tjera. Midis tyre është edhe kriminologIa e njohur Angela Tibullo. Shtatë persona u arrestuan sot, midis tyre katër gra. Tre gra janë anëtare të klaneve, që pas arrestimit të meshkujve kujdesshin për bizneset duke pastruar paratë e fituara nga droga apo aktivitetet e paligjshme.

angela.jpg

Gruaja e katërt e arrestuar është një kriminologe. Ajo nuk kishte lidhje familjare, por gjithçka e bëri vetëm nga ambicia dhe etja për para. Ajo është 36-vjeçarja Angela Tibullo, e cila përfundoi në pranga për bashkëpunim të llojit mafioz, korrupsionit gjyqësor, dhe pengim të drejtësisë. Në përshkrimin e saj të punës Angela rendit se është kriminologe në Centro Dike, bashkëpunon me AIASU si një eksperte për hetimet mbrojtëse, asistente e Garantuesit për të drejtat e të burgosurve të Rebbibisë në Romë dhe eksperte në komunikimin jo-verbal.
Kriminologia në shërbim të bosëve
Tibullus nuk hezitoi të përdorë çdo mjet të ligjshëm dhe të paligjshëm për të kënaqur udhëheqësit dhe pasuesit e klanit që mburrte në mesin e klientëve të saj. Vlerësime të rreme, korrupsion të zyrtarëve dhe teknikëve, shërbim (i paligjshëm) të dërguar nga burgu. Kriminologia nuk hezitonte të miklonte, tu jepte ryshfet apo edhe të kërcënonte mjekët dhe ekspertët në mënyrë që të merrte një vlerësim mjekësor të dobishme për t’u "dhuruar" klientëve të saj një paraburgimin më të rehatshëm në shtëpi apo lirimin. Dhe në mesin e klientëve Tibullo ishin njerëz të fuqishëm të klaneve.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875