INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet më grusht Kreshnik Spahiu, policia ndalon simpatizantin e Berishës

Goditet më grusht Kreshnik Spahiu, policia ndalon simpatizantin e Berishës

Publikuar më: 20:21 25-02-2017

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Saphiu është goditur me grusht nga një 34-vjeçar, ndërsa po qëndronte në cadrën ku po zhvillon protestën opozita. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur Flamur Piraci ka qëlluar në fytyrë më grusht Spahiun. Autori është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariatin numër 1. Kreu i AAK Kreshnik Spahiu ka pranuar incidentin dhe ka deklaruar se nuk e njeh personin i cili e qëlloi me grusht. Ai është shprehur se kanë qenë tre persona që e kanë kërcënuar dhe më pas e kanë goditur. Ai ka rrëfyer ngjarjen për mediat duke dhënë detaje nga sherri. Sipas tij agresorët e kanë goditur dy herë në kokë dhe një herë në fytyrë duke i shkaktuar carje. Ai ka bërë të ditur se i është kundërpërgjigjur dhunës duke qëlluar një nga personat, i cili është ndaluar nga policia ndërsa po e nxirrnin nga çadra. Mediat kanë siguruar fakte që tregojnë se personi i ndaluar është simpatizant i ish-liderit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. 34-vjeçari ka shpërndarje foto me të në rrjtet sociale.Flamur Pirraci, 34-vjeçari i cili qëlloi me grusht kreun e AK, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se e ka qëlluar pasi ky i fundit e kishte ofenduar.

Article Logic
Execution time: 0.0041179656982422