Një punonjës i ALUIZNI-t në Elbasan ka përfunduar me fraktura pasi është goditur me mjete të forta nga shtetasi Agim Islami.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe akuzohet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", materialet i janë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.