Një 83-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi u godit nga një degë peme ndërsa ishte duke qëndruar në oborrin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur të martën në fshatin Kryekuq të Divjakës, pranë banesës së shtetasit H.M. Një degë pishe është thyer duke i rënë të moshuarit mbi kokë. Për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shkak për shkëputjen e degës nga pema duket se ka qenë moti, pasi vendi është mbizotëruar nga erëra të forta.