Një 75-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë dje rrugës për në spital, pak pasi ishte goditur nga një zetor Fiat në fshatin Ngurrëz e madhe.
Polica e Lushnjes arrestoi Beshir Çelën, 57 vjeç, banues në këtë fshat, i cili në qendër të fshatit Ngurrëz e Madhe, duke drejtuar zetorin pa targa është përfshirë në aksident automobilistik me motomjetin "YAMAHA" pa targa që drejtohej nga 75-vjeçari.