INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet një grup kriminal, lum arrestimesh…

Goditet një grup kriminal, lum arrestimesh…

Publikuar më: 15:55 07-07-2016

Gjatë një operacioni të quajtur “Ballkan” dhe përfundimit të hetimeve janë arrestura mbi 30 persona dhe janë shpallur në kërkim mbi 20 të tjerë.
Në aksion morrën pjesë policia e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Italisë.
Sipas policisë gjatë hetimit rezultoi se personat ishin furnizues të lëndëve narkotike. Heroina nga Turqia kalonte përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë. Ata bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së.
Po kështu, pjesëtarë të këtij grupi bënin dhe dërgesa me marijuanë nga Shqipëria për në Maqedoni, Greqi apo Turqi.
Pjesëtarët e këtij rrjeti dyshohet se kanë komunikuar dhe janë takuar si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, Greqi duke u dakordësuar për ngarkesat e lëndës narkotike dhe rrugët e tyre.
Nga hetimet e deritanishme është vërtetuar roli i personave të përfshirë dhe të arrestuar deri tani, si në Shqipëri dhe në vendet e tjera.

Shtetas shqiptarë mësohet se janë arrestuar 7 persona nga të cilët një pjesë njihen dhe si ndërtues:
1.J. Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”
2. Sh. Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve
3. A. Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve
4. N. Nazëraj, 63 vjeç, i njohur ndërtues në Vlorë
5. L. Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës
6. D. Sinameta nga Tirana
7. B. Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë

Article Logic
Execution time: 0.0041840076446533