Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion masiv për shkatërrimin e një organizate kriminale, që mendohet se shtrihet në disa qytete.
Kjo organizatë merrej me trafik të emigrantëve nga Shqipëria drejt SHBA-së dhe Kanadasë me viza dhe pasaporta false.
Mësohet se janë lëshuar 51 urdhër-arreste dhe deri tani janë arrestuar 40 persona. Mësohet se organizata e ka shtrirjen më të madhe ne qytetin e Lezhës.
Ndërkohë, raportohet se në qytetet e Tiranës, Lezhës, Kukësit, Dibrës, Shkodrës dhe Korçës janë arrestuar dhe shoqëruar dhjetëra persona.
Mes të ndaluarve thuhet se ka edhe policë dhe zyrtarë.
Hetimet për bandën kishin nisur pak muaj më parë ndërsa operacioni u finalizua mbrëmjen e djeshme.