Policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë.
Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.
"Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej i shtruar në spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës", shkruan policia në njoftimin zyrtar.
45 vjeçari pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.