INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditi me tub metalik dhe kanosi me armë, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Goditi me tub metalik dhe kanosi me armë, shpallet në kërkim 34-vjeçari

Publikuar më: 21:00 04-02-2017

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit, pasi goditi me mjete të forta dhe kanosi me armë një të ri. Burime nga policia bëjnë me dije se personi me inicialet L.K, 34 vjeç, banues në fshatin Rëmenj dyshohet se ka goditur me një tub metalik në shpatull, për motive të dobëta një person me inicialet D.M, 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas. Po kështu ai e ka kanosur me armë personin D.M. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje me armë zjarri”

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004