INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditi me tullë në kokë efektivin e FNSH, lihet i lirë nga Gjykata. Reagon policia: Vendim arrogant...

Goditi me tullë në kokë efektivin e FNSH, lihet i lirë nga Gjykata. Reagon policia: Vendim arrogant...

Publikuar më: 20:51 13-03-2019

56 vjeçari, Pëllumb Isufaj i cili qëlloi me tullë në kokë efektivin e FNSH gjatë protestës së PD në Fier, ka marrë masën arrest shtëpie nga Gjykata e Fierit. Lidhur me këtë masë ka reaguar ashpër policia e Shtetit duke e quajtur vendimin arrogant, ndërsa ka theksuar se gjyqtari Pirro Sota me vendimin e dhënë ka tronditur gjithë Policinë e Shtetit.

Sakaq, në reagimin e saj, Policia vë në dukje se ajo të do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:

Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit.

Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo vetëm nga papërgjegjshmëria e elementëve kriminalë, por edhe e gjyqtarëve të lidhur me krimin.

Policia e Shtetit e ka dëshmuar me gjakun e qindra dëshmorëve, përgjegjësinë e saj publike dhe nuk mund të pajtohet me vendime skandaloze të ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, vendime të cilat jo rrallë herë kanë lënë të pandëshkuar jo vetëm autorët e plagosjeve ndaj policëve, si rasti aktual i Fierit, por edhe vrasësit e tyre.

PSH do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore si për të mbrojtur jetën e punonjësve të saj, ashtu dhe për të vënë përpara drejtësisë bashkëpunëtorët e krimit, edhe kur këta mbajnë të veshur padrejtësisht mantelin e gjyqtarit.

Policia e Shtetit do të depozitojë padi penale ndaj gjyqtarit Sota, si dhe do të referojë pranë organeve të Vettingut dokumentacionin që provon absurditetin e vendimit të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0025279521942139