30 vjeçari me iniciale Zh.Xh., banues në Patos të Fierit, ka tentuar t'i japë fund jetës së tij, mëngjesin e sotëm për shkak të depresionit dhe stresit.
30 vjeçari, ka goditur me thikë veten dhe më pas është mbyllur në katin e gjashtë të apartamentit ku jetonte.
Për shkak të gotidjeve me thikë që personi i sipërpërmendur i ka dhënë vetes, ka marrë lëndime në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.
Sipas "faxweb", ngjarja ka ndodhur në lagjen "Naftëtari" dhe në vendngjarje kanë mbërritur forca policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse.
30 vjeçari është mbyllur në banesë që prej orës 06.00 të kësaj të enjteje, ndërsa të afërm dhe policia po negociojnë me të për ta nxjerrë prej aty./intv.al