Pas shpalljes për herë të parë kampion në elitën e futbollit shqiptar, Kukësi tashmë ka filluar të mendojë për të të ardhmen e afërt, atë të pjesëmarrjes në turet paraeliminatore të Champions League.
Burime të besueshme bëjnë me dije se tashmë drejtuesit kanë përzgjedhur objektivat e merkatos, ku pritet të vijnë përforcimet e para.
Andi Lila me shumë mundësi do jetë goditja e parë e Kukësit për dy ndeshjet e para të Champions League.
Pritet një merkato e nxehte në Kukës, por kavajasi i kombëtares kuqezi do jetë i pari, që do vihet nën urdhrat e Gjokës të pakën për këto dy ndeshje.