INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Goditja” e radhës për Check Up-in! Albana Vokshi denoncon!

“Goditja” e radhës për Check Up-in! Albana Vokshi denoncon!

Publikuar më: 15:32 18-03-2016

Çështja “Check up” më shumë sesa një zgjidhje në shëndetësi, është kthye në çështjen më të “sulmuar”, kryesisht nga ana e Partisë Demokratike.

Kjo e fundit, denoncoi sërish sot Check up-in në shëndetësi për faktin se analizat nga Tropoja sillen në Tiranë me makinën që sillen mbetjet spitalore. Gjatë takimit që pati me gazetarët, deputetja, Albana Vokshi, u shpreh se në vend që të jepeshin 120 milionë euro për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një tender për Check Up-in falas. Analizat që merren nga Tropoja sillen bashkë me mbetjet spitalore, pra në një makinë të vetme. Në vend që të bënte Check Up-in dhe t’i jepte Vilmës 120 milionë euro, me shumë pak mund të rikonstruktoheshin pajisjet e qendrave shëndetësore dhe stafi i qendrave shëndetësore dhe Check Up do të ishte shumë më i suksesshëm”, ka qenë kjo deklarat e Vokshit e cila theksoi gjithashtu se kur të vinte opozita në pushtet, do t’i kërkonte kryeministrit të ardhshëm që të rriste fondet për shëndetësinë për të mbyllur “gropat” më të  mëdha, teksa pranoi se qeverisja e djathtë edhe pse la shumë probleme në këtë sektor, nuk i gënjeu qytetarët.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316