INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditja e Ramës me vezë në Kuvend, reagon deputeti: ‘’Nuk jam penduar’’

Goditja e Ramës me vezë në Kuvend, reagon deputeti: ‘’Nuk jam penduar’’

Publikuar më: 10:57 03-02-2019

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, bëri mjaft bujë me goditjen ndaj kryeministrit Rama me vezë.

Sipas tij, ai ishte një akt proteste për gjithçka po ndodhte në vend, ku fajtori kryesor për të ishte vetëm Edi Rama.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, deputeti shpjegoi edhe prapaskenat e futjes së vezëve në Kuvend.

Sipas tij, kalimi i kordonit të sigurisë në Kuvend me vezë nuk ishte i vështirë, pasi në sallën plenare nuk lejohen sendet metalike dhe askush nuk mund ta identifikonte vezën në xhep.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035347938537598