INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Goditja me ultratinguj. Përdoret në qafë për personat me tension [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 16-05-2017

Goditja e qafës me valë ultratinguj mund të ndihmojë pacientët me tension të lartë kur trajtimi me medikamente nuk funksionon. Trajtimi përfshin përdorimin e ultrazërit për të shkatërruar një nga organet më të vogla në trup, trupat karotide. Në qafë ndodhen dy prej këtyre trupave me madhësi sa të një kokrre orizi, pranë arterieve që furnizojnë trurin. Ata luajnë një rol kyç në kontrollin e presionit të gjakut. Mungesa e trajtimit, të presionit të lartë të gjakut rrit rrezikun e sulmeve të zemrës, goditjes dhe dëmtimit të veshkave. Trajtimi i ri me ultratinguj përfshin shkatërrimin e një prej dy trupave karotide. Këto trupa të vegjël të indeve janë të pasura me kapilarë (enë të vogla të gjakut) dhe përmbajnë qeliza që zbulojnë nivelet e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak dhe monitorojnë rrjedhjen e gjakut në tru. Nëse zbulojnë se nivelet janë shumë të ulëta, dërgojnë mesazhe në tru për të rritur frymëmarrjen dhe presionin e gjakut. Tensioni ideal i gjakut konsiderohet të jetë midis 90 me 60 (milimetra merkuri) dhe 120 me 80. Sipas një studimi një rritje e tensionit me 20 dyfishon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe çdo rritje prej 2  rrit rrezikun e goditjes me 10 për qind.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988