INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditje me kokë e tone të larta! Plas sherri mes këtyre zyrtarëve të lartë në mbledhjen e PD-së [FOTO]

Goditje me kokë e tone të larta! Plas sherri mes këtyre zyrtarëve të lartë në mbledhjen e PD-së [FOTO]

Publikuar më: 19:25 03-04-2018

Situatë e tensionuar në anën e opozitës!

Mbrëmjen e djeshme, pas mbledhjes së dy forcave më të mëdha opozitare PD dhe LSI, Basha dhe Kryemadhi dolën me vendimin e përbashkët për mosbindje civile, ndërkohë që PD ka vendosur që ditën e enjte të kaloj në masën e ekstreme të mosbindjes civile duke bllokuar disa nga akset kryesore të vendit.

Por takimi i sotëm organizativ mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD në Tiranë, për protestën që do të zhvillohet në akset kryesore të vendit ditën e enjte është shoqëruar me incidente.
Xhelal Mziu dhe Gent Strazimiri janë përplasur ashpër fizikisht dhe verbalisht në këtë mbledhje.

NeWsbomb.al bën me dije se gjatë takimit të Lulzim Bashës me krerët e PD në grupe, deputeti Gent Strazimiri është çuar dhe ka shkuar pranë kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu duke i kërkuar se sa persona mund të sillte në protestë.

Por tonet e ashpra kanë bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Mziu i është kthyer keq duke i thënë “Mos ma ngre zërin mua” dhe në këtë moment i ka gjuajtur me kokë. Mësohet se edhe kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar Strazimirit të ulë tonet, por ky i fundit ka vijuar me ofendime derisa situata ka degjeneruar në dhunë fizike.

sherr.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104