INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goja? Jo, Fjolla Morinës i rrëshket Instagrami!

Goja? Jo, Fjolla Morinës i rrëshket Instagrami!

Publikuar më: 17:50 12-03-2016

Ishte një postim befasues ai i Fjolla Morinës në Instagram dhe mbetëm vërtet pa fjalë.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe pasi na vjen mirë që muzika shqiptare ka arritur ritme të tilla suksesi, 2 milion klikime në YouTube në vetëm një javë! Pikërisht ashtu, dhe këtë fakt e dëshmon hiti i papritur i Fjollës, “Trileqe”, në bashkëpunim me Elinel. Çka na habit edhe më shumë është fakti se për këtë këngë është bërë fare pak, ose thuajse aspak promo, por duket se kur njerëzit e pëlqejnë diçka, atyre nuk u bëhet fare vonë për reklamë. Dhe pse jo, le t’u shërbejë kjo si mësim dhe artistëve të tjerë. Ata nuk kanë pse i shpenzojnë më energjitë në intervista apo trailer ose teaser për të promovuar realizimet e tyre përpara se t’i publikojnë. Mjafton vetëm që kënga të jetë e bukur sa duhet.

Megjithëse në postimin e saj falenderues në Insta Fjolla duket se ka bërë një gabim të pafajshëm duke u ngatërruar. Në vend që të falenderojë për 2 milionë shikimet, ajo ka thënë 2K, që në fakt do të thotë 2 mijë. Nuk e dimë se çfarë po shikonte ndërkohë që e shkruajti atë numër, duke qenë se në screeonshot-in e saj dallohet qartësisht shifra e 2 milionëve. Me siguri i ka rrëshkitur gishti në tastierë...jo shikimi.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773